Një shqiptar nga Tepela që jetonte me familjen në Athinë, ka masakruar me thikë gruan e tij.
Sipas policisë, krimi ndodhi në katin e tretë të një pallati në lagjen Dhafni të kryeqytetit helen.
Autori ka pranuar krimin, ndërkohë që ka rrëfyer se e ka vrarë bashkëshorten për shkaqe xhelozie, sipas medieve greke.
Çifti i shqiptarëve janë prindër të një djali 10 vjeç.
Raportohet se konfliktet kanë qenë të vazhdueshme, madje sherret kanë ndodhur edhe në lokalin që zotëronin.