Ish-kardinali akuzohet për abuzim seksual ndaj një 14 vjeçari

Ish-kardinali, Theodore McCarrick, akuzohet për abuzim seksual ndaj një adoleshenti, duke e bërë atë anëtarin e nivelit më të lartë të Kishës Katolike Romake, që do të ndiqet penalisht në SHBA për veprime të lidhura me skandalin e madh të pedofilisë.

Si rrjedhojë McCarrick bëhet kardinali i parë në Shtetet e Bashkuara ndaj të cilit ngrihen akuza kriminale për krime seksuale ndaj një të mituri.
Ish- kryepeshkopi 91-vjeçar i Uashingtonit përballet me tre akuza për abuzim seksual ndaj një fëmije 14 vjeç, sipas dokumenteve të një gjykate në SHBA.

Nëntorin e kaluar, Selia e Shenjtë pranoi se, Papa Gjon Pali II kishte injoruar paralajmërimet dhe madje promovonte Theodore  McCarrick , pavarësisht akuzave për abuzime seksuale , të cilat më vonë u konfirmuan nga sistemi i drejtësisë i vendit.

Prokurorët gjithashtu akuzojnë 91- vjeçarin për përdhunimin e një 16-vjeçari. Viktima pretendon se ish -kardinali e tërhoqi zvarrë në një dhomë dhe i preku organet gjenitale, ndërsa në të njëjtën kohë “lexonte lutje”.

Kjo është hera e parë që një çështje është sjellë para drejtësisë penale.

Vitet e fundit, Kisha Katolike Romake është tronditur nga një sërë skandalesh pedofilësh.

Në vitin 2018, një hetim nga Zyra e Prokurorit të Pensilvanisë hodhi dritë mbi krimet e kryera nga më shumë se 300 “priftërinj-grabitqarë” kundër të paktën 1.000 fëmijëve.