Një 13-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Burrel, pasi u vetëvra aksidentalisht me një armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit, në një stan, në malin “Skëndërbeg”.
Dyshohet se i mituri po kulloste bagëtitë bashkë me tre shokë të tij, kur kanë gjetur një armë, e cila për fatin e keq të 13-vjeçarit, ishte e mbushur.
Vendngjarja është një terren i largët dhe i vështirë për t’u arrirë. Për pasojë, policisë i është dashur disa orë të mbërrijë në vendngjarje, ndërsa tani po vijon punën për zbardhjen e rastit.