Shqiptari gjen kuletën me 6 mijë euro, ia kthen pronarit 

Një  shqiptar në Kosovë, ka bërë një gjest fisnik. Sipas medieve të Kosovës, Avni Pasha, pronar i një lokali në Klinë, ka gjetur një kuletë me 6000 euro.

Menjëherë sapo e ka marrë ai ia ka kthyer pronarit.

Ky është një rast i rrallë, pasi  jo të gjithë mund t’ia kthejnë një shumë kaq të madhe pronarit.