Edhe tre persona u gjetën të vdekur nga shpërthimi i së martës në një park industrial në perëndim të Gjermanisë duke e çuat numrin total të viktimave në 5.
Policia tha se nuk mund të japë më shumë detaje derisa të identifikohen viktimat.
Dy persona vazhdojnë të mbeten të zhdukur.
Nga shpërthimi u lënduan po ashtu 31 qytetarë.
Policia është duke hetuar se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin në parkun Chempark të qytetit Leverkusen, i cili është një nga parqet më të mëdha industriale në botë.
Rezultatet e hetimeve priten të premten në mëngjes.
Autoritetet i mbyllën këndet e lojërave për fëmijë në zonë, derisa të dalin rezultatet e hetimeve