Sherr për pronën në Lushnje mes kushërinjve/ Vritet me çifte 30-vjeçari, plagosen tre persona

Foto ilustruese

Sherri për pronën mes disa kushërinjve në fshatin Garunjas të Lushnjes degradoi në vdekjen e njërit prej tyre dhe tre të tjerë u plagosën.

Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:15, ku viktimë ka mbetur Romeo Hasalla, ndërsa janë plagosur babai i tij, Shaip Hasalla ,65 vjeç dhe dy vëllezërit Emiljano, 31 vjeç dhe Laerti, 32 vjeç.

Autorët e dyshuar të ngjarjes janë identifikuar si Kastriot dhe Afrim Hasalla, vëllezër, të cilët qëlluan me çifte në drejtim të kushërinjve të tyre të largët pas sherrit dhe më pas u arratisën.

Policia është vënë në kërkim edhe të djalit të Kastriot Hasallës, Mario Hasalla, 20 vjeç.

Sipas informacioneve, kushërinjtë Hasalla kishin konflikt prej vitesh në lidhje me një tokë në fshatin e tyre, ndërsa ngjarja u regjistrua në këtë truall dhe vetëm disa ditë më parë ata ishin përfshirë edhe një debat mes tyre.

Lushnjë/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 06:30, në fshatin Garunjas, njësia administrative Bllagat, Lushnje, si pasojë e një konflikti për motive pronësie mes kushërinjve të parë, kanë mbetur të plagosur me armë gjahu shtetasit Sh. H., 65 vjeç,(babai) L. H dhe E. H, 31 vjeç(vëllezër) si edhe ka ndërruar jetë shtetasi R. H, 30 vjeç(vëllai tjetër). Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe kanë shpallur në kërkim autorët e dyshuar, shtetasit A. H dhe K. H., 33 vjeç(vëllezër), ku vijon puna intensive për kapjen e tyre. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.