Portugalia do t’i heqë gradualisht gati të gjitha masat kundër koronavirusit.
Sipas të dhënave të Ministrisë portugeze të Shëndetësisë, 5.4 milionë njerëz ose 52 për qind e popullatës së përgjithshme janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19.
Sipas parashikimeve të saj, synimi për vaksinimin e 70% të qytetarëve do të arrihet brenda gjashtë javësh, ndërsa 85% e tyre do të jenë plotësisht të vaksinuar në tetor.
Nga e diela, orët policore në vende të caktuara nuk do të jenë më, ashtu si edhe kufizimet në orarin e punës së restoranteve, dyqaneve dhe objekteve kulturore.
Megjithatë, njerëzit do të duhet të kenë certifikatën që janë të vaksinuar kundër koronavirusit ose të kenë test negativ, për të hyrë në restorante në fundjavë ose festa publike, kur zakonisht janë më të populluara.
Puna nga shtëpia do të rekomandohet dhe nuk do të jetë e detyrueshme.
Nga shtatori, maskat e fytyrës nuk do të jenë më të detyrueshme jashtë, ndërsa ambientet që organizojnë ngjarje publike, mund të rrisin numrin e njerëzve të pranishëm në 75% të kapaciteteve, nga 66%.
Baret dhe diskotekat, të mbyllura që prej 16 muajsh do të rihapen në tetor.
Numri i rasteve ditore me koronavirus në Portugali ka rënë ngadalë që nga java e kaluar, ndërsa sot u konfirmuan më pak se 3,000 raste.