Pas tërmetit të fuqishëm, paralajmërime për cunami në rajonin e Paqësorit

Tërmeti 8.2 shkallë të Rihterit, që tronditi gjirin e Gadishullit të Alaskës, ka sjellë  paralajmërime për cunami në rajonin e Paqësorit.

Vëzhguesi Gjeologjik në Shtetet e Bashkuara tha se tërmeti ka qenë me thellësi prej 35 kilometrash rreth 800 kilometra larg Enkorexh, qytetit më të madh në Alaskë.

Dy tërmete tjera prej 6 shkallësh kanë pasuar më vonë.

Në Alaskë, Qendra Kombëtare për Cunami, ka lëshuar paralajmërime në disa pjesë të shtetit.

Agjencia për Motin në Japoni është duke hetuar nëse ka mundësi që ndonjë cunami të godasë Japoninë, e cila aktualisht është nē atmosferën e Lojërave Olimpike të Tokios.