“Open Balkan”/ Rama- Vuçiç-Zaev firmosin në Shkup disa marrëveshje: Lëvizje e lirë e mallrave, leje pune në 2022, zero vonesa në kufi që nga viti 2023

“Minishengeni” ballkani tashmë do të quhet “Open Balkan”, me qëllim për t’i dhënë mundësi shteteve të tjera të bëhen pjesë.

Në Shkup, sot u zhvillua takimi i krerëve të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Rama- Vuçiç-Zaev nënshkruan disa marrëveshje trilaterale, që kishin synim lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe komunitetit të biznesit në Ballkanin Perëndimor.

Zero minuta vonesa në kufi në 2023, leje pune vitin e ardhshëm, kualifikim i përbashkët, marrëveshje për shëndetin dhe 3-fishin i kapaciteteve në fatkeqësi natyrore janë ato të cilat kanë rënë ditën e sotme dakord liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në ‘Ballkanin e Hapur’.

Marrëveshja për Bashkëpunimin në përballje me fatkeqësitë natyrore; memorandumi për të lehtësuar importet dhe eksportet dhe lëvizjen e mallrave; Lëvizje për tregun e lirë dhe lejet e qëndrimit.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama theksoi se nuk duhet të humbasim më kohë, por të bashkëpunojmë për të mirën e shteteve.

“Të bëjmë çmos të vrapojmë për të fituar një kohë të humbur që është marramendëse, nuk duhet të presim që integrimin e rajonit ta shohim nga pikëpamja e katër lirive të Evropës ta bëjmë pasi të kemi hyrë në BE, do ta bëjmë tani. Sa herë duhet ta përsërisim që nuk është një nismë ekskluzive e Shqipërisë, por që është e hapur, por nuk mund të presim konsensus, s’kemi ardhur të bëjmë një karikaturë që çohet njëri ju vë veton duhet të vetoheni. S’kemi luksin të humbasim kohë, kemi humbur shumë, nuk mund ta bëjmë si ata dy ballkanasit që luftuan për Ballkanin, edhe sulltani kërkoi t’i takonte e shpërblente e i i thirri e i tha shikoni keni hipur të hapë në kështjellë, tani unë nuk kam kohë t’ju dëgjoj të dyve, por i dytë të kërkojë çfarë të dojë, i pari do marri dyfishin. Në atë moment i dyti tha që t’i hiqnin njërin sy dhe kështu sulltani të parit do t’i hiqte të dy sytë. Kemi jetuar gjatë me kënaqësinë e vuajtjes së të tjerëve, nuk kemi parë asnjëherë se çfarë fitojmë ne nga bashkëpunimi por ça heq tjetri”, tha Rama.