3.4 ton kokainë pranë kryeqytetit Asuncion në Paraguai të fshehura në një depo sheqeri janë zbuluar sot.
Sipas policisë vendase, kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur në historinë e Paraguait.
Drejtori i policisë Luis Arias u tha gazetarëve se kokaina u gjet në periferi të Fernando de la Mora, dhe kontrabandistët po përgatiteshin ta shkarkonin atë me një ngarkesë sheqeri.
“Ne po flasim për më shumë se 3.400 kilogramë kokainë. Ky është një aksion i përbashkët i njësisë së narkotikëve dhe zyrës së prokurorit, zgjati gati një muaj,” tha Arias, duke shtuar se nuk dihet se ku do të dërgohej kokaina.
Më parë, kapja më e madhe e kokainës në Paraguai ndodhi në tetor të vitit 2020, ku policia zbuloi 2.900 kilogramë drogë.