Turma e njerëzve i ndjek nga pas, por Jennifer Lopez dhe Benn Affleck shëtisin të qetë pranë njëri-tjetrit (Fotot)

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë bërë tashmë ndër çiftet më të pëlqyer dhe të ndjekur të showbiz-it.

Së fundi, çifti u filmua teksa bënin një xhiro në Kapri të Italisë.
Dhjetëra njerëz i shihnin e fotografonin, ndërsa J.Lo dhe Ben nuk u ndanë në asnjë moment gjatë ecjes në qytet.

Këngëtarja dukej elegante si gjithnjë, e veshur me një kostum të bardhë veror dhe kapele kashte.

Në ditëlindjen e saj të 52-të, Jennifer Lopez konfirmoi marrëdhënien e saj me Ben Affleck. Ajo ndau disa foto nga jahti luksoz ku po festonte me partnerin, ku sërish mori miliona pëlqime me sensualitetin e saj.