Shkencëtarët zbulojnë për herë të parë dritë nga ana tjetër e një vrime të zezë

Shkencëtarët kanë parë për herë të parë dritë nga ana tjetër e një vrime të zezë.

Një vëzhgim i tillë mund të duket jo vetëm i vështirë, por plotësisht i pamundur, duke qenë se vrimat e zeza përpijnë dritën që shkon pranë tyre.

Studiuesit mendojnë që këto hapësira e përplasin dritën brenda sipërfaqes së tyre dhe mund të arrijnë të gjejnë të dhëna të tilla, njofton The Indipendent.

Zbulimi erdhi pasi shkencëtarët ekzaminuan rrezet X që po hidheshin në univers nga një vrimë e zezë supermasive, që qëndron në mes të një galaktike tjetër, 800 milionë  vite dritë larg.

Pas rrezeve X të ndritshme, të ndezura, kishte drita më të vogla të cilat shfaqeshin në “ngjyra” të ndryshme sesa ato më të dukshme