Pandemia në Kosovë/ 58 raste të reja me COVID, asnjë viktimë

58 raste të reja me COVID janë regjistruar në Kosovë pas testimit të 3,669 qytetarëve.

Përgjatë 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë viktimë sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Tre pacientë janë shëruar, ndërsa raste aktive janë 250.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 108,000 pacientë me këtë virus, ndërsa 2,265 kanë vdekur.

Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit, ndërsa numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat ka shkuar në 124,226.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë personave mbi 18 vjeç, që të vaksinohen kundër koronavirusit, ndërkohë që po përhapet varianti Delta i këtij virusi.

Sipas kësaj Ministrie, marrja e të dy dozave të vaksinës, ul ndjeshëm rrezikun për sëmurje të rëndë apo vdekje nga ky virus.