Operacioni antidrogë në Tiranë/ U sekuestrua mbi 1 kg kokainë! 5 në pranga, 1 në kërkim

Kokaina e sekuestruar

Pesë persona ranë në prangat e policisë pas operacionit antidrogë në Tiranë në zonën e “Xhamamlikut”, një ditë më parë ku u shtri përtokë gazetari që po filmonte ngjarjen.

Ata janë konstatuar nga policia në rrugën “Kujtim Laro”, në biznesin e G. K., ku kishin bërë gati kokainën.

Të katërt G. K., 47 vjeç, T. Ç., 34 vjeç, A. G., 28 vjeç dhe E. P., 32 vjeç,  sapo kanë parë policinë kanë tentuar të largohen me vrap, por janë neutralizuar, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi E(E). P(S)., 33 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarje.

Pamjet janë regjistruar nga qytetarë të rastit, ku njëri nga të arrestuarit u shpëton policëve nga duart dhe largohet me “Benz”-in. Efektivët e policisë i kërkojnë të riut të dorëzohet, ndërsa ky i fundit xhiron gomat dhe arrin të arratiset.

Në atë moment efektivët e RENEA-s që ushtrojnë kontrolle në zonën përreth dhe në një moment shtrinë në tokë pa asnjë shpjegim gazetarin Ergys Gjençaj, i cili po filmonte operacionin nga automjeti i TV News24.

Më pas  G. C., 26 vjeç është arrestuar pasi rrezikoi jetën e punonjësve të tjerë, ndërsa policia arriti të sekuestronte 1 kilogram e 128 gramë lëndë narkotike kokainë, 3 makina dhe 7 aparate celular.