Ndërron jetë 74-vjeçari pas infektimit me Covid 19/ Rritet numri i të prekurve me koronavirus

Një 74-vjeçar nga Kurbin ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus, duke shënuar sot viktimën e parë pas 32 ditësh nga virusi.

30 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, nga 3316 teste të kryera gjithsej, gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, i ndjeri nuk ishte vaksinuar kundër Covid 19.

“14 raste në Tiranë, 4 në Elbasan, 3 në Lezhë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Kurbin, Korçë, Librazhd, Sarandë, Delvinë, Kuçovë”.
17 pacientë po marrin trajtim në spitale, ndërkohë që në vend llogariten 321 pacientë aktivë me koronavirus.

Më tej, MSH bën thirrje për vaksinimin e popullsisë, pasi “vaksinat anticovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”.

Statistika (28 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 30
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 17
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3316

Testime totale 889,044
Raste pozitive 132,952
Raste të shëruara 130,174
Raste Aktive 321
Humbje jete 2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 115
Elbasan 45
Kukës 32
Lezhë 32
Vlorë 28
Fier 16
Durrës 16
Shkodër 15
Korçë 10
Berat 8
Gjirokastër 4