Katër efektivë policie dolën para komisionit hetimor të Kongresit ku dëshmuan mbi sulmin e nga një turmë e madhe njerëzish, në 6 janar, ku president i vendit ishte ende Donald Trump, në përpjekje për të kundërshtuan fitoren e presidentit aktual, Joe Biden.
Dy policë të Capitol-it dhe dy policë të qytetit të Washingtonit thanë se u ndjenë seriozisht të kërcënuar, kur mbi 800 protestues sulmuan forcat e policisë dhe i tallën ata me epitete racore dhe politike.
“Dhuna fizike që përjetuam ishte e tmerrshme! Unë dhe kolegët e mi policë u goditëm pa mëshirë e u spërkatëm me kimikate që na dëmtuan sytë nga një turmë e dhunshme, e cila, na pa ne që kemi për detyrë të mbrojmë qytetarin, si pengesën kryesore të përpjekjes së tyre për rebelim”, rrëfeu oficeri Aquilino Gonell.
Shtatë anëtarë demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe dy ligjvënës republikanë të një komisioni të posaçëm hetimor dëgjuan dëshmitë.
Sulmi në goditën e Capitol-t ishte ndër më të rëndit për demokracinë e SHBA-së, që në fakt njihet si më demokratiku në botë.