Briken Çalja mori vendin e katërt në peshëngritje, në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Peshëngritësi ishte shumë pranë medaljes së bronztë, por e humbi për vetëm 1 kilogram.
Ndërsa, Shi Zhiyong nga Kina, theu rekordin olimpik dhe atë botëror duke ngritur në total 364 kg.
Briken Çalja e mbylli në vendin e shtatë garën në stilin e shkëputjes në “Tokyo 2020”, duke mos arritur rezultatin që pretendonte.
Në stilin e shtytjes Çalja pati sukses në provën e parë me 184 kg, dështoi në të dytën me 188, por bëri mrekullinë në provën e fundit me 190 kg. Në dygarësh, Çalja ngriti në total 341 kg dhe vetëm për një kg, mbeti jashtë zonës podiumit, pasi indoneziani Abdullah Rahmat Erwin, që garontë në baterinë B, ngriti në dygarësh 342 kg.