Ambasada amerikane për raportin e OSBE/ ODIHR: Të zbatohen rekomandimet për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri

Ambasada amerikane në Tiranë në një reagim për raportin final të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit thotë se palët duhet të zbatojnë rekomandimet e bëra në raport.
Gjithashtu nxisin të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet për të përmirësuar zgjedhjet në Shqipëri.

Reagimi i plotë
Ne kemi mbajtur shënim Raportin Përfundimtar të ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, i cili ndërtohet mbi bazën e raportit paraprak të 26 prillit. Nxisim të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri.