Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë gjermane, disa punonjës të zhdukur

Shpërthim i fuqishëm në Gjermani, pranë një parku industrial
Një shpërthim i fuqishëm pranë një fabrike ku digjen mbetjet, ka tronditur qytetin e Leverkuzen në Gjermani.
Pesë punonjës janë zhdukur, dy janë plagosur rëndë, ndërsa disa të tjerë kanë marrë plagë po ashtu.

Zyra Federale e Gjermanisë për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën e Katastrofave e klasifikoi shpërthimin në Chempark “një kërcënim ekstrem”.
Banorëve të Leverkusenit, i cili shtrihet 20 kilometra në veri të Këlnit, iu kërkua të “hyjnë brenda dhe të mbajnë dyert e dritaret mbyllur”.
Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje.