Një vajzë 13-vjeçare me inicialet Z.L është mbytur në ujërat e lumit Buna në afërsi të fshatit Oblike të njësisë Ana e Malit.
13 vjeçarja po lahej me familjarët, ndërsa nuk ka dalë e gjallë nga ujërat e lumit.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e mbytjes së të miturës.
“Më datë 27.07.2021, rreth orës 15:45, në lumin Buna, në vendin e quajtur fshati Zues, Shkodër, është mbytur duke u larë në lumë, shtetasja Z. L., 13 vjeçe, banuese në Oblikë, Shkodër. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.