Fundi i pandemisë së Covid-19 për Britaninë mund të jetë vetëm disa muaj larg, pasi vaksinat kanë ulur rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjet, tha sot epidemiologu i Kolegjit Imperial, Neil Ferguson.
Kryeministri Boris Johnson vë bast se mund të rifillojë një nga ekonomitë më të mëdha të Evropës, sepse janë vaksinuar shumë njerëz. Numri i rasteve të reja të përditshme të koronavirusit ka rënë çdo ditë gjatë javës së fundit, megjithëse Johnson ka theksuar se pandemia nuk ka mbaruar.
Ne nuk kemi shpëtuar plotësisht, por ekuacioni ka ndryshuar rrënjësisht,” i tha Ferguson BBC. “Ndikimi i vaksinave është i madh në zvogëlimin e rrezikut të shtrimit në spital dhe vdekjeve dhe unë besoj, se deri në fund të shtatorit ose tetorit, ne do të kemi kapërcyer kryesisht pandeminë”, tha ai.
Sipas Ferguson, “deri në tetor, ‘do të kemi akoma Covid 19, do të kemi akoma njerëz që vdesin , por do të kemi lënë pas pjesën më të madhe të pandemisë”.
Britania ka një nga numrat më të lartë zyrtarë të vdekjeve nga sëmundja në të gjithë botën (129,460) megjithëse numri ditor i rasteve të reja, i cili arriti kulmin në 54,674 gjatë valës aktuale më 17 korrik, ra dje në 24,950.