Shtatë persona kanë ndërruar jetë deri tani dhe të tjerë janë plagosur rëndë pasi një stuhi rëre në Utah të SHBA-së bllokoi shikueshmërinë dhe shkaktoi një aksident zinzhir prej të paktën 20 automjetesh.
Përplasja e rëndë ndodh në autostradën I-15 pranë Kanosh.
Autoritetet nuk specifikuan se sa të plagosur ishin por thanë se numri i viktimave mund të rritet.
Një stuhi me erëra të forta ishte raportuar një ditë më parë në Kanosh, ndërsa shteti i Utah po përjeton një thatësirë ekstreme.