Mbesa e princeshë Dianës martohet me miliarderin 32 vjet më të madh

Në një ceremoni private dhe luksoze në periferi të Romës, mbesa e princeshës së ndjerë Diana i dha fund beqarisë

Lady Kitty Spencer u martua me milionerin afrikano-jugor Martin Lewis, këtë fundjavë.
Dasma u zhvillua në Villa Aldobrandini në Frascati, me një pamje mahnitëse nga kryeqyteti italian.

Mes të ftuarve ishin ylli britanik i muzikës pop Pixie Lott, kontesha Emma Weymouth, dy motrat e nuses Lady Kitty, Eliza e Amelia.

30-vjeçarja është vajza e vëllait të Dianës, Earl Spencer.

Shumë nga të ftuarit mbanin veshje nga shtëpia italiane e modës, Dolce & Gabanna, duke respektuar kështu vendndodhjen e eventit.

Edhe fustani i vetë Lady Kitty është krijuar nga shtëpia vendase e modës, pasi ajo është imazh i kompanisë.


Në media, për herë të parë rreth marrëdhënies së tyre u diskutua në vitin 2018, ndersa çifti celebruan fejesën një vit.

Lajmi për lidhjen e çiftit ishte dhënë prej vitit 2018 dhe fejesa ishte njoftuar në fund të 2019.