Klos, konflikti në familje i merr jetën 47-vjeçarit

Foto ilustruese

Një 47-vjeçar është gjendur pa jetë nga policia, në shtëpinë e tij, në Klos.

Dyshimet e para flasin për një krim të mundshëm në familje.

Policia njofton, se mbrëmë rreth orës 22:30 ka marrë një telefonatë nga fshati Gurrë e Vogël, për një konflikt në familjen e 47-vjeçarit me iniciale Y.E.
Bashkëshortja dhe vajza e të ndjerit janë shoqëruar në polici, taksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Me datë 25.07.2021, rreth orës 22.30, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat, ka ardhur një telefonatë se në banesën e shtetasit Y. E., në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, po ndodhte një konflikt në familje.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë drejt adresës së dhënë, ku shtetasja M. E., ka shafqur rezistencë duke mos ju hapur derën shërbimeve të Policisë.

Shërbimet e policisë kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur me shenja dhune në trup dhe pa shenja jete shtetasin Y. E., 47 vjeç.

Janë shoqëruar në Komisariat bashkëshortja shtetasja M. E., dhe vajza e tyre A. E., dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Mat, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dhe dokumentimin me prova ligjore të saj.