Italia popullohet sërish nga turistët, Koloseu mbetet i preferuari i tyre

Me lirimin e masave anti Covid, në Italia kanë mbërritur mijëra turistë nga e gjithë bota.

Muaji korrik ka shënuar në Romë, rreth 20-30% turistë më shumë se një muaj më parë, pavarësisht se rreth 600 struktura hotelerie vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.
Vendi më i vizituar mbetet Koloseu që regjistron mbi 6000 vizitorë në ditë.

Turistët e huaj, vijnë kryesisht nga Gjermania, Franca e Britania e Madhe, por ka shënuar një rritje me 29% dhe turizmi i brendshëm.

Numri i turistëve që mbërrijnë nga Europa në Itali është çdo ditë e në rritje ndërsa mbetet në nivel negativ me -80% deri në -90% më pak numri i turistëve që mbërrijnë nga Kina e SHBA.