Historike! Kosova me dy medalje të arta në “Tokyo 2020”, Nora Gjakova triumfon në Japoni

Nora Gjokova doli e para më kategorinë 47 kg, duke marrë kështu medaljen e artë në Lojrat Olimpike.

Në finale, xhudistja nga Peja ka mposhtur francezen Sarah Leoine Cysique, duke siguruar kështu suksesin e saj më të madh në karrierën e saj prej një xhudisteje.

Fillimisht, xhudistja ka arritur të fitojë ndaj kundërshtares Kaja Kajzer nga Sllovenia, duke arritur kështu të shkojë në gjysmëfinale.

Ajo ka arritur të fitojë me Ippon. Gjakova fillimisht mori një waz-ari, kurse më vonë e përfundoi ndeshjen me Ippon për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.