Deputeti i PS-së, Petro Koçi në një deklaratë për mediat pasi dha dëshminë e tij në SPAK, tha se personat që janë pjesë e botës së krimit kanë lidhje me LSI-në.
“Në Fier është një botë goxha e konsoliduar. Unë kam guxuar e kam denoncuar shumë herë. Gjatë fushatës denoncova një gjyqtar për një shkarkim nga puna dhe mesa di ky gjyqtar është shkarkuar. Mendoj se sensibilizimi i SPAK është i nevojshëm. Unë jam politikan dhe e ndjej që bota e krimit në fier është goxha prezente dhe mobilizimi i SPAK aty është duhet të jetë më prezent që të jetë qytet i pastër. Në marrëdhënie me LSI ndikuan në zgjedhje, në të fundit ndikuan.
Rastet që kam denoncuar tregojnë se kam vullnet për të bashkëpunuar me drejtësinë. Qëndrimet e mia nuk janë për të larë hesapet me politikanë por me botën e krimit. Ata ndikojnë dhe në financat publike, ose duke kërcënuar zyrtarë është diçka që jam i bindur.
Jam i bindur që në Fier edhe nga marrëdhëniet instensive që kam me elektoratin e tij, por e di se shumica në Fier nuk e kanë mirëpritur deklaratën time, por nga PS jo, sepse ka njerëz që e vërteta u dhëmb, është edhe vullnet i PS të bëhet drejtësi. Media ka bërë shumë akuza dhe referime konkrete, unë kam kurajon që ti them. Unë do jem vazhdimisht aktiv që jeta politike te jetë sa më e pastër.
Unë jam shumë i qartë në ato që thashë. Duhet të tkurrim veprimin e botës së krimit. Unë e kam sqaruar që deklarata ime ka lidhje me nxitjen e efekteve pozitive të drejtësisë”, u shpreh ai.
Ai dëshmoi në SPAK pasi disa ditë më parë tha se në Fier duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike.
“Protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publikë”, deklaroi më parë Koçi.