“Unë nuk jam peshkatare, por diplomate” përgjigjia epike e ambasadores Amerikane gjatë aktivitetit në Pustec

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, nga Pusteci ku mori pjesë në aktivitetin MIK FESTIVAL

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim mori pjesë në aktivitetin “MIK FESTIVAL” të organizuar në Pustec ditën e sotme.

Në lidhje me Reformën në Drejtësi ajo theksoi se qytetarët duhet të jenë më kërkues me qeveritarët e tyre.

Kim u shpreh se nuk duhet të dorëzohemi për ta çuar përpara.

Unë mendoj që reforma në drejtësi po çohet përpara, ngadalë, me ngadalë se çfarë do të donim por është padyshim një shtysë përpara, njerëzit duhet të vazhdojnë të jenë të pakënaqur, duhet të jenë më tepër kërkues me qeveritarët e tyre. Tani është koha që të vazhdojmë përpara. Mos u dorëzoni. Disa njerëz thonë që reforma në drejtësi është asgjë, duhet të dorëzohemi, por jo, po ju gënjejnë, mos hiqni dorë”, tha ambasadorja.

Njëri nga gazetarët e pyeti ambasadoren nëse po shkohet drejt ‘peshkut të madh’.

Ndërsa ajo iu përgjigj se nuk është as prokurore dhe as peshkatare, por diplomate.

“Unë jam diplomate. Unë nuk jam një prokurore, nuk jam një peshkatare, nuk jam gjyqtare, unë jam thjesht një diplomate. Institucionet kanë përgjegjësinë e tyre, ata e dinë se cilat janë përgjegjësitë e tyre, unë mendoj që ata po nisin ti përmbushin ato. Le të mbështesim ata. Ajo që dua të flas në fakt është kultura shqiptare, dhe mundësia e madhe për të qenë me MIK FESTIVAL dhe dëgjonim “Zanat”, nuk është vetëm reforma e drejtësisë, është bukuria e Shqipërisë dhe shpirti i shqiptarëve që me jep shpresë”, është shprehur Kim.