Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave nga aksidenti në Kroaci.
“Sot është një ditë tragjike për Kosovën pas aksidentit të autobusit në Kroaci. U uroj të lënduarve shërim të shpejtë dhe u shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjeve të viktimave. Lutjet dhe mendimet e mia janë me njerëzit e Kosovës”, ka shkruar Szunyog.
10 qytetarë nga Kosova humbën jetën sot në një aksident tragjik rreth orës 6 të mëngjesit në autostradën Slavonski Brod në Kroaci, ndërsa 44 u plagosën, mes tyre 15 janë në gjendje të rëndë.