Një meteor në përmasa të mëdha “ndriçoi qiellin e Norvegjisë Jugore, duke dhënë një spektakël madhështor me tingujt dhe dritën, ndërsa kalonte në qiell.
Mendohet se një pjesë e vogël e tij mund të jetë ulur në Tokë, në afërsi të kryeqytetit, Oslo, sipas ekspertëve.
Meteoritten lyser opp Sandefjord fra Norway Live. #østlandet #meteor #Oslo pic.twitter.com/ove9kN5BnW
— Buzzkill (@MajorBuzzkill86) July 25, 2021
Rrjeti Norvegjez i Meteorëve, po analizon videon, ky duket meteori si dhe të dhëna të tjera për të zbuluar origjinën dhe drejtimin e tij.
Sipas të dhënave paraprake, një meteor mund të ketë rënë në Tokë, në një zonë të madhe pyjore të quajtur Finemarka, 60 km në perëndim të kryeqytetit Oslo.
Meteoriti lëvizte me një shpejtësi prej 15-20 kilometrash në sekondë dhe ndriçoi qiellin për rreth 5-6 sekonda, tha pjesëtari i rrjetit norvegjez.
Amazing #video of the July 25, #2021 #meteor / #meteorite over #Sweden and #Norway, with likely impact south of #Oslo https://t.co/GBUf2xubM0
— Martin Carlsson / CarlssonInc / Fox / Mr. Dad (@CarlssonInc_) July 25, 2021
Nuk u shënuan raportime për të lënduar ose dëme materiale të mëdha, siç ndodhi në 2013, kur një meteor fluturoi mbi Rusi dhe shpërtheu mbi Chelyabinsk, sipas Bilet.