Majlinda Kelmendi eleminohet nga Lojërat Olimpike të Tokios

Kampionia e “Rio 2016”, Majlinda Kelmendi ka humbur ndeshjen e parë dhe është eliminuar nga Lojërat Olimpike.

Xhudistja garoi në kategorinë deri 52 kilogramë, ku ka pësuar një humbje shokuese nga hungarezja Reka Pupp.

Kjo ishte e pabesueshme pasi të gjithë kanë pritur të paktën medaljen e bronztë nga Kelmendi.

Majlinda Kelmendi erdhi në Tokio, si fituese e medjales së artë olimpike në Rio 2016, duke synuar të përsërisë suksesin e saj edhe në Olimpiadën japoneze.