E hëna u shpall nga Presidentja Vjosa Osmani, ditë zie në Kosovë, në nder të personave që humbën jetën, ne aksidentin e sotëm në Kroaci.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 26 korrik 2021, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Republikën e Kroacisë.
Shkaku i kësaj ngjarje tragjike, Presidentja Osmani e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe nesër do të udhëtojë për në Kosovë“, shkruhet në njoftimin për mediet.
Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e sotëm, në Kroaci, pranë Slavonski Brod. Autobusi i linjës Frankfurt-Prishtinë, me rreth 60 pasagjerë, u përmbys anësh rrugës, duke i marrë jetën 10 persona e plagosur 23 të tjerë.