Dua Lipa ndan me ndjekësit e saj fotot nga vendet historike dhe peisazhet e bukura të Shqipërisë

Dua Lipa duket se po shijon ditët e qëndrimit në Shqipëri, teksa ka vizituar disa qytete të vendit.

Sot këngëtarja me famë ndërkombëtare vizitoi Kalanë e Skënderbeut, në Krujë, ku si shqiptare patriote, nuk harroi të pozonte me duart si shqiponjë, pranë përkrenares dhe shpatës të heroit tonë kombëtar.

Nuk mungojnë as fotot e bukura të Duas me familjen dhe partnerin e saj Anwar Hadid në destinacione të ndryshme, ku bie në sy peisazhi i bukur në sfond.