Autobusi i linjës Frankfurt-Prishtinë del nga rruga në Kroaci, 10 të vdekur

Një autobus me targa të Kosovës humbi kontrollin duke dalë nga rruga në Kroaci.
Ngjarja ka ndodhur afër Slavonski Brod. Raportohet për të të paktën dhjetë pasagjerë. Autobusi ishte i linjës Frankfurt-Prishtinë dhe kishte rreth 60 pasagjerë.

Siç raportojnë mediat kroate, që i referohen policisi atje, numri i personave që kanë humbur jetën deri tani është dhjetë.

Situata është shumë e vështirë dhe ka ende një numër të madh të pasagjerëve që janë në rrezik për jetë”, tha zëdhënësi i policisë së Brod-Posavina.

Gjatë hetimit, policia përcaktoi se ishte një autobus me kombësi të Kosovës, ndërsa 10 persona vdiqën në aksidentin e trafikut, ndërsa dhjetëra u transportuan në spitalin në Slavonski Brod për ndihmë mjekësore”, njoftoi policia.

Pas aksidentit, trafiku në autostradën Bregana-Lipovac, në drejtim të Lipovac është ndaluar.