Aksidenti me 10 të vdekur nga Kosova, kryeministri kroat: Mendja jonë është te familjet e viktimave

Aksidenti me 10 të vdekur nga Kosova, kryeministri kroat: Mendja jonë është te familjet e viktimave

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka reaguar pas aksidentit tragjik që u regjistrua mëngjesin e sotëm, ku një autobus nga Kosova doli nga rruga dhe humbën jetën 10 persona dhe dhjetëra u palgosën.

Në Twitter, Plenkoviç thotë se Kroacia ndodhet në krah të popullit dhe autoriteteve të Kosovës.

Me trishtim të madh morëm lajmin për një autobus që u aksidentua afër Slavonski Brod në të cilën humbën jetën 10 persona. Mendja jonë është te familjet e viktimave, autoritetet dhe popullin e Kosovës, të cilëve u shprehim ngushëllimet tona të thella. Shpresojmë që pasagjerët e lënduar të shërohen më shpejt”, ka shkruar  Plenkoviç në Twitter.

60fd27c33127fScreenshot_1.jpg