Skandali “Pegasus’/ Aplikacioni sekret izraelit që vjedh gjithçka nga celulari pa e kuptuar

Israel to examine tighter controls on export of spywares like Pegasus.

Dhjetra shefa shtetesh dhe ish kryeministra me telefon të përgjuar. Vende si Hungaria e Orbanit, apo Meksika që spiunojnë celularët e kundërshtarëve politikë, gazetarëve dhe avokatëve. E gjitha falë një programi përgjimi që intalohet pa djeninë e përdoruesit në celular duke rrëmbyer gjithcka deri tek bisedat në WhatsApp dhe duke shërbyer si mikrofon për spiunim në distancë.

“Pegasusi” një program spiun i dizajnuar nga kompania izraelite NSO, që i shet ekskluzivisht vetyëm shteteve dhe jo privatëve është në gjendje të përthithë të gjithë përmbajtja e një telefoni (mesazhe, email, foto, libri i adresave …) pa asgjë shenjë që tregon se telefoni është hakuar.
Shatatëmbëdhjetë media botërore që Lapsi.al po i ndjek ditë pas dite janë bashkuar në një konsorcium të koordinuar nga ekipi i Forbidden Stories, për të konsultuar me mbështetjen e Amnesty International, një listë më mbi 50,000 numra telefoni që dyshohen se janë përgjuar që prej vitit 2016. Ndonëse pretendohet se programi i shitet shteteve për të luftuar krimin dhe terorrizmin me lejen e shtetit të Izraelit shumë abuzime janë venë repërmes keqpërdorimit të tij