“Saga” Jolie-Pitt/ Pas 5 vitesh, Angeline Jolie fiton betejën e parë në gjykatë

Procesi gjyqësor për shkurorëzimin midis Angelina Jolie dhe Brad Pitt vazhdon që prej vitit 2016.

Aktorja ka fituar betejën e parë ligjore me Brad Pitt pasi një gjyqtar që ata punësuan u skualifikua nga çështja e divorcit. Aktorët vazhdojnë në luftë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve të tyre që kur Jolie bëri kërkesë për divorc në 2016.
Një gjykatës privat, John Ouderkirk, i dha Pitt kujdestarinë e përbashkët në maj të këtij viti. Por të premten, gjykata kaliforniane hodhi poshtë vendimin, me arsyen se gjykatësi Ouderkirk kishte konflikt interese, pasi ishte në marrëdhënie biznesi me avokatët e Pitt.
Vendimi do të thotë që beteja ligjore për pesë fëmijët e mitur të çiftit mund të duhet të rifillojë me një gjykatësi të ri. Gjyqtarët privatë shpesh punësohen në SH.B.A. për të ndërmjetësuar mosmarrëveshjet midis personave të famshëm që divorcohen për arsye të privatësisë. Një zëdhënës i Pitt tha se vendimi bazohej në një çështje teknike.
Mosmarrëveshja për kujdestarinë ka të bëjë me pesë fëmijët më të vegjël të çiftit; Pax, 17, Zahara, 16, Shiloh, binjakët 15 dhe 13 vjeç Vivienne dhe Knox. Të njohur me dashuri si “Brangelina” nga fansat, yjet e Hollivudit u takuan në setin e filmit aksion Mr dhe Znj Smith në 2004. Ata ishin së bashku për 10 vjet para se të martoheshin në 2014. Por dyshja u ndanë në shtator 2016 pas dy vitesh martesë.