Rama e Veliaj darkojnë me Dua Lipën dhe familjen e saj

Kryeministri Edi Rama bashkë me bashkëshorten, Lindën dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj kanë darkuar me artisten shqiptare, Dua Lipa dhe familjen e saj.

Foto nga darka janë shpërndarë nga Dukagjin Lipa në Instagram, duke e quajtur rikthimin në Shqipëri një vizitë të paharrueshme.

“Vizita në Rezidencën Mbretërore Shqiptare me Kryeministrin shqiptar Z. Edi Rama ishte një përvojë unike. Faleminderit shumë që na bëtë të ndjehemi pjesë e familjes tuaj”, shkruan Dukagjin Lipa krahas fotove.

Këngëtarja  ndodhet në Tiranë në kuadër të nismës së Fondacionit të saj “Sunny Hill”, që do të financojë rindërtimin e një kopshti në Tiranë.

Familja Lipa u takua në Tiranë me një sërë personalitetesh të njohur në vend si Kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun Erion Veliaj dhe Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.