Pak sekonda nga tragjedia: Dy avionë rrezikuan përplasjen në aeroportin e Parisit!

Një gabim i kullës së kontrollit coi dy avionë me 228 persona në bord në të njëjtën pistë. Alarmi i piloteve të EasyJet ishte ai që i shpëtoi të gjithë. Tani, hetimi francez e zbardh të plotë ngjarjen. Po të mos kishte qenë për ta, Boeingu 787 i United Airlines do të kishte zbritur, i bindur se ishte në pistën e duhur. E nderkohe, do të kishte përfunduar i përplasur me Airbusin A320 britanik loë cost, duke u bërë shkas për një katastrofë ajrore të përmasave të mëdha. Tragjedia u arriti të shmangej vetëm për pak sekonda 20 korrikun e 2020-tës në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit, por ajo u zbulua vetëm së fundi në raportin e publikuar nga “Bureau d’enquêtes et d’analyses pour la sécurité de aviation civile” ( Bea), agjencia franceze që heton aksidentet në sektor. Një dokument me katërmbëdhjetë faqe që tregon se si gabimi i kontrollorit të fluturimit ose një përgjigje e gabuar nga kabina e avionit të United, mund të kishte vrarë kushedi se sa persona. Mëngjesin e asaj dite, uljet në «Charles de Gaulle» – një ndër aeroportet më të rëndësishëm në botë, ishin planifikuar në pistën 9 në të majtë, ngritjet në 9 në të djathtë. Ishte një ditë e ngarkuar, pas disa javësh qetësie për shkak të koronavirusit, por që nuk e mbërrinte vëllimin parapandemik. Duke qenë se pistat kishin të njëjtin numër, kontrollori u gabua. Pilotët e loë costit britanik e kontrolluan pozicionin e United, me idene se ai duhet po zbriste në pistën e 9 majtas, por gabimisht i ishte komunikuar për pistën e 9 djathas ku ndodheshin ata. Amerikanët u njoftuan në minutën e fundit për atë që po ndodhte dhe e ringjitën avionin duke tentuar uljen 20 minuta më vonë.