Xhudistja, Distria Krasniqi, rrëmbeu sot Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke na bërë krenarë të gjithëve.
Menjëherë pas fitores madhështore filluan urimet për sportisten kosovare.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmano, ishte ndër të parët që përgëzuan Distria Krasniqin për triumfin.
Sigurisht, nuk mungoi as urimi i veçantë i Rita Orës në shqip, për Distria Krasniqin.
Këngëtarja me origjinë shqiptare ka postuar në Instagram dy foto ku shkruan: “Congratulations Distria Krasniqi. Kosova lë gjurmë në Tokio 2020, Distria Krasniqi fiton Medaljen e Artë Olimpike“.
Kjo është medalja e dytë për Kosovën pas asaj në 2016 nga Majlinda Kelmendi dhe ëndrra është gjithmonë ajo e arta edhe pse do të ishte sukses i madh edhe medalja e argjendtë.
Gjithsesi, në finale luftëtarja dardane do të ketë një rivale të vështirë, japonezen Tonaki dhe duhet ta mposhtë pasi të gjithë e presim suksesin e madh të Kosovës.