Nisin punimet për Aeroportin e Vlorës në Festën e Flamurit

Shqipëria nderon dhe kremton sot Ditën e Flamurit Kombëtar dhe 109 vjetorin e Pavarësisë.

 Vlora si çdo vit mikpriti në sheshin e Flamurit qindra qytetarë në ceremonialin shtetëror të ngritjes së Flamurit, ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Po sot, Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës nis jetësimin në terren, si një vepër me rëndësi historike për të gjithë shqiptarët.


Kryeministri uroi ditën shënuar për vendin dhe fjalën e mbajtur me këtë rast, tha:

Gëzuar gjithëve festënflamurit, Ditën e Pavarësisë, gjithë shqiptarëve kudo ku janë, Shqipëri, Kosovë, gjitha territoret, ku shqiptarët banojnë këtë rajon dhe gjithëbotën, ku ata janë spostuar e sidoqoftë, mbeten me zemrën u rreh për Shqipërinë, për flamurin kuqezi Gjergj Kastriotit dheIsmail Qemalit.

Vlora ka historinë e saj, përsa i përket transportit ajror.

Këtu Vlorë është krijuar shkolla e parë e aviacionit Shqipëri, ndërsa këtu ku ne ndodhemi, është ndërtuar dheaerodromi qysh vitin 1920, i cili përdorej për arsye ushtarake.Mbi këtë gjurmë aerodromit vjetër, ne sot fillojmë njëhistori re, bashku me një mik mirë, një njeri ndër shquarit sipërmarrjes tonë kombëtare, një personalitet, i cili, me veprat e tij, e ka çuar emrin shumë vende botës dheçmohet prej shumë popujve dhe shumë njerëzve për veprat kabërë. Një njeri, cilin kam nderin ta konsideroj dhe mikun tim, Bacën Behgjet, e falenderoj shumë për përfshirjen këtëaventurë përbashkët sepse për hir vërtetës, kjo për ardhurderi këtë ditë, ka qenë e vështira dhe për dreq qëlloi ishte një punë duhej bërë këtu Vlorë dhe kështu mua mu desh përballoj gjithë padurimin e vlonjatëve, dihet janëkampionët e padurimit gjithë universin shqiptar

Nuk ishte aspak e thënë ky proces shkonte fjollë siç do ta kishim dëshiruar. U nis dhe u pengua disa herë për arsyeobjektive, cilat nuk kishin asnjë lidhje me ne sepse veprat e mëdha publike i kanë edhe këto papritura.

Na u fut mes pastaj dhe pandemia, e cila shumë se çdosektor tjetër goditi sektorin e aviacionit dhe u thuajse e pamundur për imagjinuar se do gjendeshin forca dhe njerëz do ishin interesuar investonin një aeroport ri, kushtet kur aviacioni lëngonte kthetrat e armikut padukshëm

Megjithatë, ne nuk u rreshtëm bëri përpjekjet, derisa gjëraterdhën aty ku duhet dhe fund, u e mundur gjendetforca e duhur për ta çuar përpara këtë projekt madh, e cilaështë forca e Behgjet Pacollit, e kompanisë tij, e konsorciumit ai ka krijuar dhe, si thuash, gjithë ajo vonesë, gjithë ai strespër cilin vlonjatët kontribuan mënyrë vecantë me atopërqeshjet e tyre karakteristike, me gjithë ato rrumuzet e tyretradicionale, u kthye një mirësi sepse ne sot jemi këtu, jovetëm me konsorciumin e krijuar nga Baca Behgjet, por edheme një aleancë fantastike për ardhmen e aeroportit, ështëaleanca me aeroportin e Mynihut, një nga fuqitë mëdha fushës transportit ajror, jo vetëm Europë, por edhe botë, përfaqësuesit e cilit janë këtu sot me ne pasi kanë nisur ta shoqërojnë procesin për përgatitjen e projektit, zbatimit qysh hapat parë dhe gatshëm për marrë operiminaeroportit Vlorës, momentin kur konsorciumi ndërtues arrijë ta përfundojë dhe ta bëjë gati për fluturimet.

Është fantastike aeroporti i Mynihut vjen Vlorë si njëforcë operacionale, e cila garanton, jo vetëm një menaxhim nivelit lartë këtij aeroporti, por garanton atë për cilën gjithë aeroportet kanë nevojë, sinergjinë me struktura tjera, me aeroporte tjera.

Aeroportet janë si klane familjare, njëfarë mënyre, siç na kakërkuar detyra ta mësojmë gjatë gjithë këtyre viteve kemipunuar për to dhe nuk mjafton ndërtosh një infrastrukturë bukur apo një pistë, këtu do jetë 3,2 kilometra, dhe do vërë dispozicion kapacitetin edhe për fluturime drejtpërdrejta trans-oqeanike, por duhet kesh dhe aleanca dhesinergji me aeroporte tjera, për menaxhuar një numër madh pasagjerësh dhe për krijuar një sistem ku strukturataeroportuale mbështesin dhe plotësojnë njëra-tjetrën.

Ky aeroport bëhet porta e tretë, ndër katër porta nga qielli duam hapim për Shqipërinë, pas atij Tiranës, Atij Kukësitdhe përpara se nisë puna për portën e katërt, aeroporti sezonali Sarandës, i cili do funksionojë drejtpërdrejtë dhe vetëm mbështetje sezonit turistik pikut, por është një aeroport i superdomosdoshëm. Po keni parasysh sot e gjithë logjika e industrisë botërore turizmit është se, për pasur jo vetëmsasi, por edhe cilësi prurjet e turistëve dhe për synuar, jovetëm masë turistësh, por edhe atë nivel shpenzimeve nga anae turistëve territor, do thotë për sjellë kategorinë A turistëve, janë ata shpenzojnë shumë kur vijnë me pushime, është e domosdoshme pika e mbërritjes vendpushim mos jetë shumë sesa 45 minuta osemaksimumi 1orë nga pika e zbritjes vend. 

Kjo është arsyeja pse ne na duhen 4 aeroporte këtë fazë.Mbase në një fazë tjetër të mëvonshme, pas 20 vitesh mund të na duhen dhe më shumë se kaq dhe kjo është arsyeja pse të gjithë ata që pyesin, “çfarë i duhen Shqipërisë kaq shumë aeroporte, i mjafton një aeroport”, duhet të informohen mbi faktin se numri i aeroporteve lidhet me kapacitetin e aksesueshmërisë që një vend i jep atyre që vijnë kur ky vend e ka turizmin prioritetin e vet kryesor për zhvillimin ekonomik e nga ana tjetër duhet të informohen për faktin se aeroportet nuk janë as parkingje makinash që ulin dhe sistemojnë avionë në tokë dhe nuk janë as stacione ku vijnë njerëz, të cilët thjeshtëkryejnë nevojat e tyre për transport.

Aeroportet janë motorrë të jashtëzakonshëm zhvillimi ekonomik, zhvillimi social dhe progresi tërësor të vendeve. Atyre që kanë atë inercinë e atij avazit të “populli nuk ka bukë, çfarë na duhen aeroportet”, unë dua t’jua përsëris edhe këtu pasi herë pas here ua them edhe kur komunikoj në rrjetet sociale, çështja e bukës është një çështje që shqiptarët nuk e kanë pasur asnjëherë problem, që nga koha e Skënderbeut, nëse nisemi thjesht nga buka si bukë. Aeroportet janë “fabrika buke” sepse aeroportet rrisin të ardhurat e vendit, sepse aeroportet sjellin konsumatorë në vend dhe sa më shumë njerëz vijnë në një vend nëpërmjet aeroporteve, aq më shumë vendi ka mundësi të rrisë shërbimet e sa më shumë vendi rrit shërbimet, aq më shumë vendi ka mundësi të rrisë prodhimet, sepse krijohet një zinxhir i tërë ekonomik, një zinxhir i tërë vlere që i mbetet vendit.

Turistët që vijnë janë konsumatorë dhe me aeroportet, ne rrisim cilësinë siç thashë në fillim të turistëve, në aspektin e sasisë së parave që ata shpenzojnë në vend.

Të gjithë turistët janë të mirëseardhur, por tjetër turisti që vjen dhe konsumon pak, tjetër turisti që vjen dhe konsumon shumë dhe nga konsumi shumë i turistit përfiton sipërmarrja në vend, përfiton tregtia në vend, përfiton prodhimi në vend e nga gjithë ky zinxhir, rriten dhe të ardhurat për buxhetin e shtetit dhe atyre që thonë “ne kemi nevojë që të mbarojmë rrugët e fshatrave”, u them shumë dakord, “ne kemi nevojë që të mbarojmë gjithë ato që janë ende pa u mbyllur në sistemet e furnizimit me ujë e me energji”,  u them shumë dakord, por si mbarohen këto? Këto mbarohen duke pasur më shumë të ardhura në dispozicion, në buxhetin e shtetit, në buxhetin e bashkive. Por si rriten të ardhurat e buxhetit të shtetit e të bashkive? Rriten nëpërmjet gjithë këtyre veprimtarive të tjera sepse është i gjithi një zinxhir që lë dhe një pjesë të asaj që prodhon në formën e të ardhurave, edhe tek arka e shtetit dhe pastaj arka e shtetit rishpërndan, duke investuar në funksion të veprave publike, në funksion të shërbimeve publike.

Mbase u zgjata pak, por duke pasur parasysh dhe vëmendjen që ka sot ky event dhe faktin që janë shumë që na ndjekin, përfitova nga rasti për të thënë se nuk duhet të shqetësohemi kur ndërtohen aeroporte, kur ndërtohen porte, sepse të gjitha këto janë motorë të ekonomisë. Rrisim fuqinë motorike të ekonomisë sonë përmes aeroporteve dhe porteve dhe me fillimin e kësaj pune si dhe me fillimin e punës për Sarandën, ne praktikisht vendosim një sistem të ri motorësh në ekonominë shqiptare, duke pasur parasysh edhe faktin që në aeroportin e Tiranës nga njëra anë po shihet qartazi ajo që thamë, ulja drastike e çmimeve të biletave për udhëtarët e sidomos për udhëtarët shqiptarë.

Nga ana tjetër, nis së shpejti plani i ri i investimeve për terminalin e dytë, për zgjatimin e pistës, që do të rrisëkapacitetet pritëse të aeroportit ku këtë vit, siç e tha ministrja, janë disafishuar prurjet krahasuar, jo me vitin e kaluar pasi me vitin e kaluar as nuk bëhet fjalë pasi ishte bllokimi nga pandemia, por krahasuar me vitin 2019, përpara se sa të fillonte pandemia.

Paralelisht me këto, tani është koha që ne të fokusohemi për të filluar së shpejti investimin e portit turistik këtu në Vlorë, i cili do të jetë në kantier përpara vitit të ri; triportin, i cili do të bëjë spostimin e gjithë aktivitetit tregtar të portit të Vlorës në një infrastrukturë komplet të re dhe moderne ku do të sistemohen edhe anijet e peshkimit që prej shumë vitesh kanë nevojë për një port; portin e ri turistik të Durrësit, i cili do të sjellë një transformim të jashtëzakonshëm ekonomik dhe të cilësisë së turizmit në të njëjtën kohë, portin e ri tregtar të Durrësit, sepse duke spostuar portin aktual të Durrësit, do të ndërtojmë një port të ri tregtar për të cilin është në punë pasi ka fituar garën një ndër kompanitë më të mëdha projektuese të porteve; portin turistik të Sarandës ku ka nisur puna dhe ndërkohë po punojmë edhe për portin ekzistues të Sarandës që përsëri duam ta transformojmë në një nivel tjetër dhe portin tjetër turistik të Shëngjinit.

Të gjitha këto janë vepra që janë në proces dhe janë vepra të cilat unë besoj në një pjesë të madhe, do ti shikojmë të realizuara ose në proces konkret realizimi brenda këtij mandati të tretë.

Kam shumë dëshirë të besoj që gjithë ky shi dhe gjithë kjo furtunë që po shoqëron nisjen e këtij projekti, më në fund këtu në kantier, paralajmëron bereqet për Vlorën e të nesërmes e ndërkohë, jo se dua ta besoj, por e besoj me të gjithë forcën e mendjes e të zemrës, ky aeroport është një vepër historike, jo për Vlorën, por për Shqipërinë dhe për Kosovën dhe për të gjithë shqiptarët.

Dua ti uroj fat në punë sepse edhe fati duhet sepse siç thashë, arsyet objektive e aspak të lidhura me dëshirën apo me vetë punën tonë subjektive na e vonuan fillimin e këtij projekti, prandaj dua ti uroj fat dhe sukses dhe t’ju ecë puna vaj të gjithë atyre që angazhohen në këtë kantier zyrtarisht nga sot me në krye bacën Behgjet e dua ti uroj të gjithëve ju që jeni këtu çdo të mirë.

Faleminderit për praninë tuaj e me mundimin për të ardhur deri këtu me gjithë këtë vështirësi. E di që po të ishte një ditë me diell vlonjatët do të ishin këtu me mijëra mbase, por nuk ka asnjë problem, rendësi ka që na vunë më në fund në punë, tani na shikojnë nga televizori e unë jam i bindur që sot në darkë kur unë të jem duke u kthyer do filloj të marr mesazhet e para, “a do hapet aeroporti javën tjetër?”

Është fare normale sepse kësaj i thonë Vlorë për sa kohë është ajo kënga kur thua Gjirokastër i ke thënë të gjitha, por është dhe një këngë tjetër që unë e kam mësuar ta këndoj me vete edhe pse nuk është këngë popullore e njohur, që nëse kur thua Gjirokastër i ke thënë të tëra, kur thua Vlorë nuk ke më çfarë thua.