13-vjeçari u vatëvar për një video në TikTok/ Kushi: Çdokush të marrë përgjegjësi për këto raste fatale

Një 13 vjeçar u gjet i vatëvarur në dhomën e tij në Golem të Lushnjes.

Dyshohet se akti tragjik nisi si një ide për të realizuar një video, që më pas do ta postonte në rrjetin social TikTok.

Edhe shokët e të miturit kanë treguar si ai ka qenë përdorues aktiv i rrjeteve sociale.

Pas lajmit të rëndë, ka reaguar ministrja e Arsimit, Evis Kushi, që thekson se jo vetëm shkollat dhe institucionet, por edhe familjet dhe çdo individ duhet të marrë sot përgjegjësinë për këto raste fatale!