Kuvendi miraton ligjin për ‘Bashkëqeverisjen’ dhe marrëveshjen me kompaninë Pfizer për vaksinat

Kuvendi miratoi ligjin për ‘Bashkëqeverisjen’ sot Me 73 vota pro dhe 42 kundër.

Ky ligj përcakton rregullat për bashkëqeverisjen me qytetarët nëpërmjet gjithë përfshirjes së tyre në politikëbërje, garantimin e pjesëmarrjes së tyre në procedurat administrative vendimmarrëse, rritjen e përgjegjshmërisë dhe të llogaridhënies së administratës shtetërore.

Ligji synon përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje, si dhe ndëshkimin e atyre që shkelin detyrën dhe nuk japin shërbimin e duhur.

Gjithashtu, ligji përcakton mekanizma detyrues për shërbimet publike ndaj qytetarëve e sipërmarrjeve, si edhe sanksione financiare e administrative për zyrtarët që rezultojnë pengues të zgjidhjeve për qytetarët.

Po ashtu, në Kuvend u miratua me 112 vota pro edhe marrëveshja me kompaninë Pfizer për vaksinat anticovid.