Oltion Rrumbullaku u largua nga posti i zv. ministrit të Arsimit dhe në vendin e tij është emëruar në detyrën e zv/ministres së Arsimit, Albana Tole.
Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave dhe mban firmën e kryeministrit Edi Rama.
VENDIMI I QEVERISË:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I: Znj. Albana Tole emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.