”Shtëpia mrekulli” që i shpëtoi llavës së vullkanit

Një imazh dramatik tregon një shtëpi në Ishujt Kanarie që ka arritur t’i shpëtojë llavës nga vullkani shpërthyes.

Përdoruesit në mediet sociale e kanë quajtur rezidencën në La Palma një “shtëpi mrekullie”.
Vullkani filloi të shpërthejë të dielën (19 shtator). Më shumë se 200 shtëpi janë shkatërruar dhe rreth 6,000 njerëz janë evakuuar.
Llava nga vullkani Cumbre Vieja është ende aktiv dhe shkencëtarët nuk janë të sigurt se sa do të zgjasë shpërthimi.
Imazhi i fotografit Alfonso Escalero tregon shtëpinë e rrethuar nga lumenj llavash nga vullkani Cumbre Vieja.

Ajo është në pronësi të një çifti danez në pension, Inge dhe Ranier Cocq, të cilët nuk e kanë vizituar që nga fillimi i pandemisë, sipas El Mundo.