Redaktori i modës, Richard Buckley, bashkëshorti i Tom Ford, ka ndërruar jetën në moshën 72-vjeçare.
Ai u shua në shtëpi, pranë djalit dhe Tom Ford në Los Angelos, nga shkaqe natyrale pas luftës me një sëmundje të gjatë, njoftuan përfaqësues së markës.
Tom Ford ka rrëfyer se takimi me Buckley ishte “dashuri me shikim të parë” kur u shkëmbyen në një ashensor gjatë një shfaqeje mode në 1986-ën.
Gjatë gjithë marrëdhënies së tyre, Ford dhe Buckley jetuan në kryeqytetet e famshme të modës si Milano dhe Paris. Në shtator të 2012-ës, erdhi në jetë djali i tyre e ndërsa martesën e kurorëzuan në 2014.