Shkëputja e ashensorit në Astir! ISHMT: Nuk ka qenë i regjistruar

Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut ka reaguar mbi ngjarjen e rëndë të shkëputjes së ashensorit tek një pallat në Astir.

ISHMT thotë se ashensori i cili ka pësuar “defekt teknik” duke shkaktuar aksident nuk ka qenë i inspektuar nga një Trupë e Autorizuar sic parashikon Ligji 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, i ndryshuar.

“Në zbatim të legjislacionit për administrimin e ambjenteve të përbashkëta, banorët e pallatit duhet të zgjedhin një administrator dhe është detyra e administratorit të kontraktojë një Organ të Miratuar, i cili bën kontrollin fillestar të ashensorit dhe atë periodik, për të vlerësuar nëse ashensori është në përputhje me rregullat teknike për garantuar sigurinë e përdoruesve”, thuhet në reagim.