Spitali i Tetovës është përfshirë nga flakë të fuqishme mbrëmjen e sotme.
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar se ka viktima në mesin e personave që po trajtoheshin për Covid 19. Ende nuk dihet numri i saktë, pasi po kryhen inspektimet në terren.
“Zjarri është tashmë i shuar dhe ekipet po mobilizohen për të ndihmuar. Personat që kanë nevojë për ndihmë mjekësore më urgjente po transportohen në Shkup”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Mendohet të ketë viktima si nga pacientët edhe nga stafi mjekësor. Është djegur tërësisht spitali i modular, ndërkohë që zjarri është ende aktiv në një pjesë të objektit.
Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi e pranishme në vendngjarje ka deklaruar se, zjarri është përhapur me shpejtësi të madhe pas disa shpërthimeve.
Mbetet e paqartë çfarë e shkaktoi zjarrin.