Air Albania me 3 avionë! Rama: Pas Lasgushit e Migjenit, mbërrin edhe Naimi

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se numri i avionëve të Air Albania ka shkuar në tre.

Ai shkruan se në pistën e Rinasit sot ka mbërritur edhe ‘Naimi’, për t’iu bashkuar ‘Lasgushit’ dhe ‘Migjenit’.

Pas Lasgushit e Migjenit dhe frenimit nga pandemia, mbërriti edhe Naimi, i cili e çon në 3 numrin e avionëve të flotës së kompanisë sonë të flamurit #AirALBANIA”, shkruan Rama.