Mandati i tretë i Ramës kryeministër, dorëzohet në Presidencë kërkesa për dekretimin e tij

Partia Socialiste ka dorëzuar në Presidencë propozimin e Edi Ramës si kryeministër.

Bazuar në nenin 96 të kushtetutës, përcaktohet se presidenti emëron kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive që ka shumicën e vendeve në Kuvend.

Me mandatimin e kryeministrit nga Presidenti, kreu i qeverisë i paraqet për miratim Kuvendit, brenda 10 ditëve, programin politik të Këshillit të Ministrave së bashku me përbërjen e tij.

Kreu i qeverisë cakton ministrat por fjala e fundit për miratimin e tyre i takon Presidentit

Para dy ditësh, presidenti Edi Rama prezantoi qeverinë e re me të cilën do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme.

Ndërsa Meta miratoi kërkesën për ta mbledhur kuvendin e ri më 10 shtator.